Futbollisti Alban Shabani largohet nga Feronikeli.
Ai ka bërë të ditur se, largimi vjen si rrjedhojë e gjendjes së vështirë në klub.
“NIkli” po ju largohen shumë lojtarë gjatë ditëve të fundit.
“Bazuar në rrethanat e vështira që gjendet klubi im aktual Feronikeli, kemi arritur në një pikë të vështirë të një marrëveshje reciproke për shkëputjen e kontratës time.
Ishte kënaqësi që isha pjesë e një klubi sikurse “Nikli”.
Falënderoj trajnerin, bashkëlojtarët, stafin dhe të gjithë tifozët e klubit për bashkëpunimin, durimin dhe hapësirën e dhënë.
I urojë klubit gjithë të mirat dhe rimëkëmbje sa më të shpejt”, njofton Shabani.