Lojtari aktual i skuadrës së Shkupit, respektivisht i përfaqësueses së Maqedonisë nën 19 dhe 21 vjeç, Ramin Alii, është anëtar i ri i ligës së parë shqiptare, Skënderbeu.
Tetovari karrierën e filloi në Shkëndijë, më pas shkoi në Çair ku luajti për Shkupin.
Ai sot duke iu falënderuar menaxherit Shaqir Rexhepi i bashkohet skuadrës së Skënderbeut.
“Sigurisht që jam shumë i kënaqur që po nënshkruaj për një klub që ka ambicie, që ka kushte të shkëlqyera dhe që do të më japë mundësinë të përparoj si lojtar”, tha Alii.