Skuadra e Dortmundit pa ndonjë vështirësi e mposhti me rezultat 5:1 Freiburgun, në takimin e javës së 19-të të Bundesliga I.
Gjithçka ka qenë e qartë në 45 minutat e parë kur verdhezinjtë avancuan me rezultat 3:0.
Për Dortmundin shënuan Meunier (14' e 29'), Haaland (45+1' 75'), Dahoud (86') dhe për Freiburgun Demiroviq (61').
Dortmundi renditet në vend të dytë me 40 pikë, ka një ndeshje më shumë e tre pikë me pak se Bayerni dhe Freiburg është i katërti me 30.