Pas Kamerunit është Maroku kombëtarja e dytë që preu biletën për në raundin e 1/8 të Kupës së Afrikës.
Maroku triumfoi lehtësisht me shifrat 2-0 ndaj Comoros në ndeshjen e dytë në grupin C, duke avancuar më tej.
Golat për Hakimin me shokë u realizuan nga Amallah dhe Aboukhal ndërsa El-Nesyri humbi një 11-metërsh.
Nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola Senegali i Mane në grupin B përballë Guineas ndeshje që u mbyll pa gola. Megjithatë të dyja ekipet janë një hap larg kualifikimit.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi surprizoi Malaëi që mposhti 2-1 me përmbysje Zimbabwen.