Alexis Saelemaekers ka folur për suksesin e Milan-it në Kupën e Italisë kundër Genoa-s, por edhe për ambiciet e klubit në këtë sezon.
KUPA – “E kemi nisur keq, por jemi futur në pjesën e dytë me dëshirën për të fituar. Lojtarët kanë dhënë 100%, zëvendësimet kanë bërë diferencën dhe është kjo që kërkon edhe trajneri”, ka thënë belgu.
AMBICIE – Për objektivat e Milan-it: “Mendoj se jemi rritur bashkë, edhe me trajnerin. Vitin e parë nuk kemi synuar titullin, duhej të krijonim një skuadër të bukur. Në këtë sezon duhet të synojmë kampionatin dhe Kupën e Italisë”.
SKUADRA – “Ne, grup i bashkuar? Kjo është ajo që provojmë të krijojmë në Milanello… jemi një familje dhe është e rëndësishme për grupin. Trajneri ka bërë pjesën e tij, ai donte një familje dhe kjo ndihet në fushë”.