Admir Mehmedi me ekip të ri, nga Gjermania në Turqi 

Futboll

Admir Mehmedi me ekip të ri, nga Gjermania në Turqi 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 janar 2022 Në ora: 22:44
Admir Mehmedi me ekip të ri, nga Gjermania në Turqi 

Antalyaspor, një nga skuadrat e Superligës së Turqisë, ka përforcuar radhët me sulmuesin 30-vjeçar Admir Mehmedi, i cili së fundit ka luajtur në Wolfsburg.

Skuadra turke firmosi me futbollistin shqiptar, i cili luajti 2 vite e gjysmë te skuadra e Wolfsburgut.

Ai ka nënshkruar kontratë me skuadrën turke deri në qershor të vitit 2024.

Mehmedi ka një karrierë të pasur, përveç Wolfsburgut, ka veshur fanellat e skuadrave të ligës gjermane, Bayer Leverkusen, Freiburg, skuadrës të Ukrainës, Dynamo Kiev dhe skuadrës zvicerane Zurich.

Mehmedi shënoi 76 gola në 382 ndeshje në karrierën e tij me klube dhe ka 49 asistime.

Për Kombëtaren e Zvicrës ka shënuar 10 gola në 76 ndeshje. Admir Mehmedi do të mbajë fanellën me numrin 14 në Antalyaspor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat