Antonio Cassano, i ftuar në BoboTv, ka analizuar Superkupëne e Italisë të fituar nga Inter-i të mërkurën e kaluar.
“Kam dëgjuar Allegri-n dhe disa lojtarë të indoktrinuar nga ai se Juventus ka bërë një ndeshje të mirë kundër Inter-it”, ka thënë Cassano.
“Nëse të mbrohesh për 120 minuta do të thotë të bësh një ndeshje të mirë, atëherë nuk kuptoj asgjë.
Inter ka luajtur futboll dhe është shpërblyer dhe e ka merituar fitoren.
“Unë nuk mund të mendoj se Juventus mund të vazhdojë të luajë kështu. Nëse janë të bindur me të vërtetë se po luajnë mirë, kjo është shqetësuese”.