Gasperini gjendet në një situatë aspak të mirë përpara një sfide mjaft të rëndësishme si ajo ndaj Interit.
Trajneri i Atalantës është bërë me dhimbje koke përpara duelit të së dielës dhe shkak për këtë bëhen mungesat.
Listës së gjatë të mungesave i shtohet edhe Berat Gjimshiti. Mbrojtësi shqiptar ishte në stol në ndeshjen e Kupës se Italisë kundër Venecias.
Nga ana e klubit u bë me dije se lojtari i Kombëtares kuqezi kishte probleme me grykët.
Ndërkohë Gasperini nuk ka në dispozicion edhe Gosensin, Zapatën, Zapakostën, Pikolin, Sportielon, Iliçiçit, Malinovskit dhe Toloit.