Vedat Muriqi është gjithnjë e më shumë i distancuar nga Lazio. Sulmuesi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Maurizio Sarri, ndërsa drejtuesit janë të hapur të dëgjojnë propozime për futbollistin e Kosovës duke qenë se pa u larguar ai, në klub vështirë se mund të mbërrijnë të tjera përforcime.
Sakaq, interes për Muriqin ka pasur nga Anglia ku janë lakuar emrat e klubeve si West Bromwich, Hull City apo Leeds United, megjithatë pa pasur diçka konkrete.
Por, e kundërta ndodh në Rusi aty ku CSKA Mosca është gati të shpenzojë më shumë se 10 milionë euro për ta marrë 27-vjeçarin.
Sipas Il Messagero, kjo shumë do të ndahet në 2.5 milionë euro në janar dhe më pas tetë milionë të tjera do të shkojnë në arkën e italianëve në fundin e sezonit. Te Lazio po e shqyrtojnë këtë ide dhe nëse gjithçka përfundon me sukses dhe Muriqi përfundon në Rusi, atëherë bardhekaltërit do të hidhen në sulm për Jonathan Burkardt të Mainz.