Trajneri i Southampton-it tregon dëshirën e familjes së Brojës

Futboll

Trajneri i Southampton-it tregon dëshirën e familjes së Brojës

Më: 15 janar 2022 Në ora: 11:21
Trajneri i Southampton-it tregon dëshirën e familjes së Brojës

Armando Broja ka bërë për vete jo vetëm tifozët e Southampton-it, por edhe trajnerin dhe drejtuesit e klubit. “Shenjtorët“ po punojnë për të mbajtur sulmuesin shqiptar edhe pas përfundimit të huazimit në fund të sezonit.

Një fakt të tillë e ka pranuar vetë trajneri Hasenhuttl. “The Athletic“ përcjell fjalët e austriakut, i cili qartëson se vetë CEO i Southampton-it ka nisur bisedimet me Chelsea-n, por nga ana tjetër zbulon gjithashtu se familja e Armandos ka dhënë pëlqimin e saj që ai të qendrojë me bardhekuqtë.

“Martin Semmens është në kontakt të ngushtë me Marina Granovskaia dhe ata patjetër do të gjejnë fjalët e duhura dhe bisedat e duhura.

Të gjithë kanë interesat e tyre, kjo është normale në këtë biznes, por ne duhet të gjejmë një vendim që është më i miri për të gjithë.

Ai është ende një djalë shumë i ri që ende po mëson dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e mbingarkojmë me pritshmëri apo gjëra të tjera.

Unë e di që familja e tij është shumë, shumë e interesuar që ai të jetë me ne dhe ata e kanë konfirmuar absolutisht se ai duhet të qëndrojë më gjatë me ne. Pastaj ka të bëjë edhe me Chelsea-n dhe atë që ata duan. Ka shumë biseda për të bërë. Por Martin është në këtë dhe Broja duhet të përqendrohet në ndeshje”, është shprehur Ralph Hasenhuttl.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat