Jesus Corona është i përzgjedhuri i Sevillas për forcimin e krahut të djathtë.
Klubi andaluzian ka zyrtarizuar blerjen e 29-vjeçarit meksikan nga Porto për shumën e 3 milionë eurove.
Lojtari anësor, i cili numëron 63 ndeshje dhe 10 gola me kombëtaren e tij, ka firmosur deri në vitin 2025 me ekipin e Julian Lopeteguit, që po garon me Real Madrid për fitimin e titullit kampion.
Jesus Corona u kërkua me insistim nga Milani në merkaton e verës së kaluar, por karriera e tij do të vazhdojë në futbollin iberik, duke i dhënë fund aventurës 7-vjeçare me “Dragonjtë e Oportos”.