Ylli nga Kosova ka nënshkruar kontratë afatagjate me klubin francez, duke firmosur deri në vitin 2026.
Kjo lëvizje sigurisht se e ka entuziazmuar tej mase ish-futbollistin e Baselit që tashmë do të luajë në Top 5 ligat më të mira të Evropës.
Në një postim në Instagram, Zhegrova shkroi: “I lumtur dhe krenar që iu bashkova Lilles, le të fillojë ky rrugëtim!”.
Ka mjaftuar ky postim i tij dhe shumë futbollistë të tjerë shqiptarë e kanë uruar atë për këtë lëvizje.
Vëllau i Granitit, Taulant Xhaka i ka uruar suksese Edonit, duke i komentuar: “Suksese babik, edhe ishalla të shkon sa ma mirë”.
Urime ka marrë edhe nga të tillë si Rrahmani, Fazliji, Arbër Zeneli, Kololli, Herolind Shala e të tjerë.