Java e 22-të e Premier Ligës sjellë derbin e madh ndërmjet Manchester Cityt dhe Chelseat, sfidë e cila do të zhvillohet në “Etihad Stadium” me fillim nga ora 13:30.
Skuadra e Pep Guardiolas ka një diferencë prej 10 pikëve nga Chelsea që renditet i dyti dhe një fitore eventuale ndaj “Bluve” do t’i ofronte ata shumë më afër titullit kampion për këtë edicion..
Të dy skuadrat vijnë në këtë ballafaqim me disa mungesa të rëndësishme. Nga radhët e Cityt mungojnë emra si Delap, Foden, Mahrez dhe Mendy, kurse te skuadra e Thomas Tuchel nuk do të mund të paraqiten Chalobah, Chilwell dhe James.
Këto janë formacionet zyrtare:
Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Sterling, Foden, Grealish
Chelsea: Kepa, Rudiger, Silva, Sarr, Azpilicueta, Kante, Kovacic, Alonso, Ziyech, Lukaku, Pulisic