City - Chelsea, statistikat

Futboll

City - Chelsea, statistikat

Më: 15 janar 2022 Në ora: 12:57
City - Chelsea, statistikat

Xhiro e 22 në Premierligë do të jetë nën hijen e super sfidës mes Manchester City dhe Chelsea.

Pas 21 ndeshjeve, City është lider në Premierligë, me 53 pikë, pas 17 fitoreve, dy barazimeve dhe dy humbjeve.

Sfida e sotme që nis nga ora 13:30, do të jetë shumë interesante por edhe me një sinjal të fortë për titull, pasi Chelsea renditet i dyti me 43 pikë, 10 prapa Cityt.

City e Chelsea janë takuar plot 5 herë në vitin 2021 në të gjitha garat.

Më e mirë nga këto përballje ka dal skuadra e Thomas Tuchel, që ka triumfuar tre herë, përfshirë edhe në finale e Ligës së Kampionëve, teksa City ka fituar dy herë.

Në këto pesë përballje, nuk ka patur shumë gola, secila skuadër i kanë shënuar njëra-tjetrës nga 5 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat