Futbollisti belg, Kevin de Bruyne, është kreator i fitores së Manchester Cityt, me rezultat 1:0 ndaj Chelseas, në ndeshjen e javës së 22-të në Premier League.
Atmosferë fantastike në stadiumin “Etihad” në Manchester, një gol i shënuar vendosi edhe derbin e madh anglez.
Në minutën e 70-të, De Bruyne me një, lëvizje mjeshtërore, godet nga rreth 20 metra duke shënuar në. këndin e poshtëm të portierit të Chelseas, Kepa Arrizabalaga, 1:0.
Tre pikë që ia fuqizojnë edhe më shumë hapin për titull Cityt të trajnerit Pep Guardiola.
Manchester City kryeson me 56 pikë, ka 13 më shumë se Chelsea që zë vendin e dytë.