Ivan Juriç është njeriu që ka arritur që të transformojë Amir Rrahmanin dhe Marash Kumbullën te Verona duke i kaluar këta lojtarë nga Verona në ekipe si Napoli dhe Roma.
Këtë herë Juriç është pjesë e Torinos dhe po transformon një tjetër lojtar shqiptar, Mërgim Vojvodën.
Megjithëse nuk i dha shumë besim pas afrimit te Torino, Juriç i bëri ndryshim Vojvodës duke e kaluar nga krahu i djathtë në të majtin.
Aty duket se mbrojtësi shqiptar po jep më shumë fryte teksa edhe në ditën e sotme ka dhënë një tjetër asist në Serie A.
Pjesa e parë mes Sampdorias dhe Torinos është mbyllur në 1-1, teksa goli i Singo erdhi pas krosimit të Vojvodës dhe vallëzimit të tij në krahun e majtë.