Thomas Tuchel sheh arsye që nuk lidhen me taktizimet, për shkëputjen e Manchester City në krye të tabelës.
City mposhtin Chelsean sot në një ndeshje që ishte kryesorja e kësaj xhiroje. Goli i De Bruyne vendosi gjithçka.
Por, Tuchel beson se lëndimet dhe Covidi ishin dy faktorët që ndikuan më së shumti ecurinë e ligës në javët e fundit. Sipas tij, City menaxhoi më mirë.
“Nëse Manchester City fitoi 12 ndeshje radhazi dhe ne përballemi me lëndime dhe Covid, nuk besoj se është koha e duhur për të mbyllur hapësirën”, ka thënë Tuchel.
“Hapësira është sepse ata menaxhuan më mirë me Covidin dhe më mirë me lëndimet”, ka thënë gjermani.
Manchester City tashmë me 12 fitore radhazi ka rritur diferencën në krye të tabelës dhe thuajse ka përjashtuar Chelsean nga gara për titull.