Aston Villa do të pres skuadrën e Manchester United në “Villa Park” me fillim nga ora 18:30, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22-të të Premier Ligës.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Steven Gerrard ka pësuar dy humbje radhazi së fundi nga Chelsea dhe Brentfordi kështu që ndaj “Djajve të Kuq” kërkojnë të paktën një pikë.
Nga minuta e parë për Villan nuk starton braziliani Philippe Coutonho i cili para pak ditësh e kompletoi transferimin nga Barcelona.
Këto janë formacionet zyrtare:
Aston Villa: Martinez, Cash, Konsa, Mings, Digne, Sanson, Luiz, Ramsey, Buendia, Ings, Watkings
Manchester United: De Gea, Lindelof, Grrenwood, Fred, Fernandes, Varane, Dalo, Cavani, Telles, Matic, Elanga