Portieri Armend Blakçori ndahet me Ulpianën nga Lipjani.
Blakçori tha se ka kaluar periudhë të mirë në klubin e Ulpianës, e cila garon në elitën e futbollit të Kosovës.
“Kam mbyllur bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme me klubin KF Ulpiana dhe më nuk do të jem pjesë e klubit KF Ulpiana.
Ishte nder dhe kënaqësi që isha pjesë e klubit.
Falënderoj të gjithë ata me të cilët bashkëpunuam duke filluar prej; presidentit Abedin Salihu ,trajnerëve , bashkëlojtarëve dhe në veçanti sekretarin e klubit Yll Jashari i cili ka qenë gjithmonë korrekt ndaj meje.
Gjithmonë jam munduar të jap maksimumin për klubin dhe jam i lumtur që isha pjesë e klubit, ku shkruam histori duke e rikthyer në Superligë KF Ulpianën pas 10 vite .
Në fund klubit KF Ulpiana i dëshiroj suksese në vazhdim të kampionatit dhe i uroj çdo të mirë”, njofton Blakçori.