Portieri Andi Thaçi edhe zyrtarisht firmos me Ulpianën e Lipjanit.
Ky kolektiv ka ambicie që të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit të Kosovës.
“Ulpiana përforcon portën, akord me ish-portierin e KF Arbëria.
Andi Thaçi ka mbërritur sot në "Sami Kelmendi" për të firmosur me skuadrën e Edlir Tetovës, duke blinduar kështu portën së bashku me Drilon Ajeti.
Transferimi i portierit u bë i mundur falë drejtorit të klubit, Enver Duriqi, i cili edhe do ta prezantoj.
Zyrtarizimi i gardianit premtues është bërë sot nga klubi bardhekaltërt”, njofton Ulpiana.