Tifozët protestojnë të nervozuar!
Derbi i Londrës së Veriut, midis Arsenal dhe Totenhem është vendosur të shtyhet, për shkak se skuadra e Artetës nuk plotëson numrin minimal të lojtarëve.
Ditën e premte klubi i Arsenal dërgoi një kërkesë drejt Premier Ligës për të shtyrë sfidën e ardhshme me Totenhem për shkak të mungesave që “topçinjtë” kanë për shkak të COVID-19, dëmtimeve dhe lojtarëve të thirrur për në Kupën e Afrikës.
Duket se fansave të Totenhem ky lajm i ka lënë një shije të hidhur dhe nuk e kanë pranuar këtë. Shumë prej tyre protestuan në rrjetet sociale për këtë gjë dhe kërkonin drejtësi.