Nigeria ka mposhtur Sudanin me rezultat 3:1, në një ndeshjen që u zhvillua në kuadër të Grupit D të Kupës së Afrikës, transmeton Insporti.
Serinë e golave e hapi Chukwueze, i cili shënoi në minutën e 3’të, duke shënuar edhe golin më të shpejtë në histori të AFCON – Kupës së Afrikës, teksa Awoniyi dyfishoi epërsinë e Nigerisë në minutën e 45’të.
Kurse Simon shënoi për 3:0 në minutën e 46’të. Sudani shënoi golin e vetëm në minutën e 70’, me anë të Khidir.
Nigeria tashmë ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, kurse Sudani mbetet me një pikë.