Lojtari i ndeshjen në Skënderbeu-Laçi 0-0, u përzgjodh Jorgo Meksi, një nga futbollistët me më shumë përvojë në ekipin korcar. Barazimi për 28-vjeçarin është i pranueshëm.
“Të them të drejtën, barazimi munë të konsiderohet pozitiv, por donim maksimumin. Krijuam raste, në fund mund të fitonim. Jam pjesërisht i kënaqur.”
Vuajtja në minutat e fundit: “Nuk pashë diçka të tillë. Mund të thuash që vuajmë kur po fitojmë dhe tërhiqemi, por nuk ishte ky rasti.”
Merkatoja: “Nuk mund të fals për merkaton, e dinë drejtuesit dhe trajneri.
Duam lojtarë që të kemi konkurrencë në stërvitje, pasi motivohem më shumë. Përforcimet janë të nevojshme në cdo repart".