Futbollisti Bruno Fernandes i Manchester Utd, ka treguar formë të mirë por dy golat e tij nuk mjaftuan për fitoren kundër Aston Villës në Birmingham.
Philippe Coutinho përforcimi i ri i Aston Villës, shënoi golin e parë dhe ia mohoi fitoren Manchester Utd.
Manchester Utd ka barazuar me rezultat 2:2 me Aston Villën.

Manchester Utd
Duhet veçuar golin e minutës së 6-të, Bruno Fernandes nga rreth 20 metra godet jo aq fuqishëm por topi futet mes të këmbëve të portierit Martinez, i cili bëri një reagim katastrofal.
Në minutën e 67-të, Bruno Fernandes thellon epërsinë në 0:2.
“Djajtë e Kuq” u paraqitën pa Cristiano Ronaldon, mungesa e të cilit u vërejt shumë.
Aston Villa këndellet në 13 minutat e fundit dhe shënon dy herë brenda 5 minutave përmes futbollistëve Jacob Ramsey (77') e Coutinhos (82').
Aston Villa barazon dhe shmang humbjen në fund të takimit.
Manchester Utd zë pozitën e 7-të me 32 pikë pas 22 jave dhe Aston Villa është e 13-ta me 23.