Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Klaus Gjasula, i la pa koment gjermanët, për faktin se shënon një gol për ekipin e tij dhe një për rivalin.
Gjasula me Darmstadtin barazuan me rezultat 2:2 me Karlsruherin, në takimin e javës së 19-të në Bundesliga II.
Gjasula shënon një gol dhe një autogol.
Për Darmstadt shënuan Gjasula (48') e Holland (51') dhe për Karlsruherin Gjasula (22'-autogol e Schleusener (71').
Darmstadt renditet në vend të dytë me 36 pikë e ka një me pak se lideri St. Pauli dhe Karlsruher renditet në të 10-tin me 26.