Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 kundër Udineses, në takimin e javës së 22-të në Serie A në futboll.
Një fitore e pritur e "Zonjës së Vjetër", e cila shton presionin ndaj katër skuadrave të para.
Dybala në minutën e 19-të e McKennie në atë të 79-tën shënuan për fitoren me me rezultat 2:0.
Juve është në vend të pestë me 41 pikë e Udinese në të 14-tin me 20.