Manchester United ka dështuar të marrë më shumë se një pikë ndaj Aston Villas.
Skuadra e Rangnick ishte në epërsi prej 2-0, por Aston Villa përmbysi rezultatin në 2-2 pas inkuadrimit të Coutinhos i cili asistoi dhe realizoi gol në debutimin e tij me skuadrën e drejtuar nga Gerrard.
Pas ndeshjes për media ka folur heroi i kësaj ndeshje për Aston Villan, Philippe Coutinho.
Coutinho tha se i kishte munguar Premierliga dhe emocionet e ndeshjeve të tilla.
“Më mungojnë këto ndeshje, më mungon Premier League. Jam i lumtur që jam këtu për të njohur shokët e mi të rinj, kështu që ishte një fillim i mirë. Mund ta kishim fituar ndeshjen por nuk humbëm le të vazhdojmë kështu”, tha ai.