Mauro Icardi do të vazhdojë të jetë në skuadrën e PSG edhe pas merkatos së janarit.
Sulmuesi argjentinas lidhej me një largim të mundshëm nga skuadra e PSG, por raportimet e fundit nga Fabrizio Romano japin një situatë tjetër.
Thuhet se nuk ka asnjë lloj negociate nga ana e PSG që implikon largimin e Icargi nga Parisi, në merkaton e janarit.
Situata vazhdon të jetë e qetë dhe nuk ka akoma asnjë propozim në tavolinë, ose negociatë me ndonjë zëvendësues potencial të argjentinasit.
Icardi po ashtu nuk ka kërkuar nga skuadra që të jetë në listën e shitjeve.
Argjentinasi luajti startues në ndeshjen e sotme ndaj Brest, të cilën PSG e fitoi 2:0.