Lionel Messi mund t’i thotë lamtumirë Parisit dhe të kthehet te Barcelona.
Sipas The Mirror, gruaja e argjentinasit, Antonella Roccuzzo, nuk ndihet e lumtur në Paris dhe duket se i ka thënë disa herë bashkëshortit se do t’i pëlqente të kthehej në Barcelonë.
Fëmijët e Messi-t nuk janë përshtatur akoma në kryeqytetin francez dhe duket se kanë probleme edhe me klimën me erë dhe shi.
Askush nga ata nuk ka filluar të mësojë gjuhën franceze dhe e gjitha kjo lë të kuptohet se Messi do të kthehet në verë te Barça, i bindur nga Dani Alves dhe Xavi.