Matthijs De Ligt e ka pranuar se Juventus po ndjenë mungesën e Cristiano Ronaldos.
Juventus po ngec këtë edicion në Serie A, duke gjetur vetën tashmë në pozitën e pestë në tabelë.
Për situatën disa komente ka dhënë holandezi Matthijs De Ligt, i cili potencon se skuadrës po i mungon një lojtar si Cristiano Ronaldo.
“Mendoj se po”, tha De Ligt, i pyetur nëse skuadrës i mungon Ronaldo, transmeton lajmi.net. “Cristiano është ai lloj lojtari që shkon në zonë dhe gjen golin. Ai rrallë shpërdoron mundësinë. Na mungon kjo që nga fillimi i sezonit”, ka shtuar holandezi.
“Nuk kemi një vrasës në zonë, i cili shënon 30 gola për sezon. Por, duhet të kontribuojmë me gola secili nga secila pozitë, gjë që po ndodh tani”, ishin fjalët e De Ligt.
Matthijs De Ligt lidhej me një largim të mundshëm nga Juventus, por duket se tani situata me klubin është përmirësuar.