Chelsea dërgon ofertën e parë!
Skuadra e Chelseat është futur seriozisht garës për Frenkie de Jong. Mesfushori holandez, duket se nuk po gjen veten më së miri te skuadra e Barcelonës, nën urdhrat e Xavi Hernandez.
Frenkie është përballur me disa kritika së fundmi dhe emri i tij është lidhur me një largim të mundshëm nga Barcelona, edhe pas krizës ekonomike.
‘Mail’ raporton se Chelsea ka bërë ofertën e parë për mesfushorin holandez dhe ‘Blutë’ thuhet t’i kenë ofruar Barcelonës 33 milionë funte për kartonin e lojtarit. Ndërkohë në këtë garë është future edhe Bajern Munihu.