Sommer pret dy penallti!
Bayer Leverkusen katapultohen në vendin e tretë në Bundesligë falë suksesit 1-2 në fushën e Borussias së Moenchengladbachut.
Edhe pse humben dy penallti gjatë ndeshjes, “Aspirinat” ia dolën të largoheshin me tri pikë nga “Borussia-Park”, ku të gjitha episode e rëndësishme të sfidës u shënuan në pjesën e dytë.
Patrik Schick humbi 11-metërshin e parë në minutën e 50-të përballë zvicëranit Sommer, por vetëm një minutë më vonë miqtë shënuan me Robert Andrich në zhvillimet e një këndoreje.