Kupa e Afrikës do të vazhdojë sot edhe me katër ndeshje të tjera mjaftë interesante derisa po vazhdon ecuria e saj në fazën e grupeve.
Ndeshjet e së dielës vijnë nga grupet E dhe F ku nga ora 14:00 do të ndeshen Gambia me Malin, transmeton KosovaPress.
Më pastaj, nga ora 17:00 do të zhvillohen dy ndeshje. Ishujt Faroe përplasen me Sierra Leonen si dhe Tunisia me Mauritanian.
Ndeshja e fundit për ditën e sotme zhvillohet me fillim nga ora 20:00 ku ballafaqohen Alegjeria me Ekuatorin në kuadër të grupit E.