Manchester United i vendos çmim Phil Jones

Futboll

Manchester United i vendos çmim Phil Jones

Më: 16 janar 2022 Në ora: 12:36
Phil Jones

Manchester United i kanë vendosur një çmim mbrojtësit Phil Jones.

‘Djajtë e Kuq’ kanë bërë të ditur se kërkojnë 15 milionë funte për mbrojtësin anglez, bën të ditur ‘Dailystar’.

Newcastle United dhe Burnley janë skuadrat që lidhen me 29 vjeçarin, i cili ka pasur vetëm një paraqitje me United në dy vitet e fundit.

Paraqitjet e tij të pakta lidhen edhe me problemin e lëndimeve.

Nëse dikush dëshiron ta transferojë Jones gjatë janarit, duhet të paguajnë 15 milionë funte. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat