Kjo është shuma që do të përfitojnë Prishtina dhe Flamurtari nga shitja e Edon Zhegrovës

Futboll

Kjo është shuma që do të përfitojnë Prishtina dhe Flamurtari nga shitja e Edon Zhegrovës

Më: 16 janar 2022 Në ora: 13:30
Kjo është shuma që do të përfitojnë Prishtina dhe Flamurtari nga shitja e Edon Zhegrovës

Klubet e futbollit në Kosovë, Prishtina dhe Flamurtari do të përfitojnë 400 mijë euro, apo nga 200 mijë euro secila, nga transferimi i Edon Zhegrovës te Lille.

Kjo për shkak që lojtari nga Kosova ka qenë pjesë e këtyre dy ekipeve.

Zhegrova u zyrtarizua te skuadra franceze për një shifër të raportuar prej tetë milionë euro nga Baseli.

Ndryshe, kosovari është ftuar për ndeshjen e nesërme ndaj Marseille, ku pritet të debuton.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat