Trajneri Dritan Mehmeti, e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën si trajner i parë i Partizanit. Debutimi me fitore 0-3 ndaj Egnatias, e rriti ndjeshëm moralin në skuadrën e kuqe.
Në prononcimin për “Gol pas Goli”, pas suksesit të sotëm, tekniku i Partizanit, ndër të tjera u shpreh:
"Ne hasëm shumë vështirësi, për shumë arsye, për efekt edhe të ndryshimit. Egnatia është skuadër që të imponon respekt, ka lojtarë cilësorë. Në 45 minutat e para, skuadra nuk ishte fluide.
Ndeshjet e para nga shkëputjet janë të vështira, sa të futemi në rritëm. Këto 45 minuta ishin më të kontrolluara për ta studiuar kundërshtarin, i dhamë pak terren", tha Mehmeti.