Eksperti i transferimeve: Real Madrid seriozisht në garë për Haaland

Futboll

Eksperti i transferimeve: Real Madrid seriozisht në garë për Haaland

Më: 16 janar 2022 Në ora: 16:50
Erling Haaland.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë disa detaje për të ardhmen e qendërsulmuesit së Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Norvegjezi ka pranuar se ndihet në presion nga klubi gjerman që të vendos për të ardhmen, derisa në javët e ardhshme do hap negociatat me klubet që e duan.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar se Real Madrid planifikon të transferojë dyshen Haaland dhe Mbapep këtë verë.

“Erling Haaland do nis bisedimet me klubet që e duan. Real Madrid është seriozisht i interesuar për ta transferuar dhe janë në garë, ata seriozisht duan Kylian Mbappe dhe Erling Haaland këtë verë”.

“Bourssia Dortmund dëshiron të mbajë Haaland për një tjetër sezon. Ata i thanë nëse dëshiron të largohesh, duhet të na tregosh tani që ne të planifikojmë të ardhmen”, deklaroi ai.

Ndërkohë, klauzola e lirimit të Haaland vlen 80 milionë euro plus komisioni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat