Roma do të përballet ditën e sotme kundër Kaljarit në sfidën e vlefshme për javën e 22-të në kampionat.
Murinjo do të duhet të bëjë pa shumë lojtar të rëndësishëm në këtë sfidë.
Duket se mungesat e shumta te kryeqytetasit, i kanë dhënë mundësin mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, të jetë pjesë e formacionit titullar. Shqiptari do të ketë mundësin të tregojë vlerat e tij dhe për të bindur trajnerin Murinjo.
Skuadra e portugezit vjen pas dy humbje radhazi dhe fitorja është i vetmi obligim për të mbajtur gjallë shpresën për të arritur një nga katër vendet e para.