Madhështore! Portieri 20 - vjeçar, shqiptari Diant Ramaj, sot ka debutuar nga minuta e parë në fanellën e Eintracht nga Frankfurtit, duke barazuar me rezultat 1:1 në konak të Augsburgut.
Ramaj ka pasur disa intervenime të suksesshme dhe ishte ndër më të dalluarit!
Kamada shënoi në minutën e 22-të për Eintracht e Gregoritsch (38’) për Augsburgun.
Andi Zeqiri u paraqit titullar për Augsburgun, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 36-të dhe në fillim të pjesës së dytë u zëvendësua.
Augsburgu në vend të 16-të me 19 pikë e Eintracht i teti me 28 pas 19 jave në Bundesliga I.
Ramaj u vlerësua me notë 7.0 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore” e Zeqiri me 6.3.