Kampioni i Kosovës dhe i Ligës Unike, Golden Ragle Ylli nga Theranda, është përforcuar me një basketbollist nga Sudani Jugor.
Synimi i ekipit nga Theranda është që të ketë edhe bankën sa më të fortë, me synime që t’i mbrojnë trofetë.
Ata janë përforcuar me Makol Mawien, i cili është i gjatë 206 centimetra.
“Makol Mawien bashkohet rrugëtimit tonë për titullin kampion”, njofton KB Golden Eagle Ylli.