Antonela Berisha ka rrëfyer këtë të dielë ndërsa ishte e ftuar në E diell se është ngacmuar nga Mario Baloteli.
Ajo tha se janë takuar rastësisht në një lokal në Milano dhe ai ishte afruar që ta ngacmonte, por i ka thënë jo sepse nuk ishte tipi i saj.
“Personazhi që më ka shprehur pëlqimin jo dashurinë është i njohur, Baloteli.
E kam takuar në një lokal në Milano, futi shokë me më ngacmu.
Bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë je e madhe kështu. Jo i thashë nuk është tipi im”, tha Antonela.