Reprezentuesi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, arriti të shënojë gol në fitoren e Kasimpasa ndaj Giresunsporit.
Kasimpasa triumfoi me rezultat 0:2, derisa golin e dytë e realizoi Hadërgjonaj.
Pas ndeshjes, ka reaguar edhe Hadërgjonaj përmes një postimi në Instagram, ku theksoi se ndihet i lumtur për fitoren dhe golin e parë të sezonit.
“I lumtur për tre pikët dhe golin e parë të sezonit”, shkroi mesfushori në “Instagram”.