Empoli i Nedim Bajramit e Ardian Ismajlit u ndal në një barazim 1-1 në transfertën ndaj Venecias.
Dy shqiptarët u aktivizuan që nga minuta e parë e takimit dhe që të dy u ndëshkuan me kartona të verdhë.
Sulmuesi Bajrami e mori kartonin në minutën e 9-të, ndërsa Ismajli në minutën e 59.
Për disa minuta, Empoli pati plot 3 shqiptarë në fushë, pasi në minutën e 78 hyn në fushë Kristjan Asllani, mesfushori 19-vjeçar shqiptar i Empolit.
Ndërkohë, në minutën e 84-t trajneri largon Bajramin, që nuk la shumë gjurmë në këtë ndeshje. Golin për Empolin e shënoi Zurkovski, ndërsa për vendasit barazoi Okereke.