Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, u paraqit nga minuta e parë në fitoren e Romës, me rezultat 1:0 ndaj Cagliari-t.
Një fitore me mund të madh por shumë e rëndësishme për djelmoshat e trajnerit Jose Mourinho.
Futbollisti Oliveira përcakton fituesin në minutën e 33-të, duke shënuar nga penalltia.
Roma renditet në vend të 6-të me 35 pikë e Cagliari është i 18-ti me 16 sosh pas 22 jave në Serie A.