Futbollisti me përvojë, Behar Maliqi, përfundimisht vendosi për të ardhmen e tij.
Ai i bashkohet ekipit të elitës së futbollit të Kosovës Malisheva.
Malisheva me Maliqin do të janë edhe me të fortë, në realizimin e synimeve, mbetjen në shoqërinë e më të mirëve.
“Behar Maliqi konsiderohet si njëri nga mesfushorët mbrojtës më të mirë në Superligë. Maliqi vlerësohet për aftësinë e tij për të rifituar topin në mesfushë dhe për të konvertuar shpejt posedimin. Leximi i tij i lojës është konsideruar i jashtëzakonshëm.
Transferimi i tij në FC Malisheva është një nga transferet e duhura duke pas parasysh përvojën e tij dhe maturitetin që ai sjell në skuadrën tonë.
Karrierën si futbollist Maliqi e filloi me FC Prishtinën e më pas duke lënë kampionatin Kosovar ku u transferua te KF Partizani për sezonin 2013-2014. Pas një sezoni të mirë në Kampionatin shqiptar, Maliqi rikthehet në Superligë ku nënshkroi me Feronikelin,. Luajti për Llapin përsëri për Prishtinën dhe së fundmi ishte prapë pjesë e FC Feronikelit.
Një përvojë mbresëlënëse si në Kampionatin e Kosovës e atë shqiptar dhe kompeticione tjera:
BKT Superliga e Kosovës
Abissnet Superiore
Kupa e Kosovës
Kupa e Shqipërisë
Superkupa e Kosovës
Ne, në klub i urojmë mirëseardhje Maliqit dhe i urojmë suksese të mëtejme”, njofton FC Malisheva.