Arminia Bielefeld siguroi rezultatin e katërt radhazi pozitiv në Bundesliga, por mori vetëm një pikë në takimin shtëpiak ndaj Greuther Furth të vendit të fundit.
Takimi i luajtur në “Schüco Arena” u mbyll në barazim 2-2. Japonezi Masaya Okugawa ndërmori një inkursion të bukur në minutën e tetë dhe kaloi Arminian në avantazh.
Miqtë reaguan dhe rikthyen baraspeshën në minutën e 35-të. Aksion i bukur individual i 20-vjeçarit Jamie Leweling dhe topi në rrjetë. Greuther Furth gjeti golin e avantazhit në mesin e pjesës së dytë.
Norvegjezi Havard Kallevik Nielsen dërgoi topin në rrjetë, por nuk ishte e thënë që Greuther Furth të arrinte fitoren e dytë në Bundesliga, pasi Gonzalo Castro realizoi një gol fantastik shtatë minuta përpara fundit.
Përfundimisht barazim 2-2 në “finalen” e mbijetesës. Arminia ndan vendin e parafundit me Stuttgart me nga 18 pikë, ndërsa Greuther Furth mbetet në vend të fundit me 7 pikë.