Bregu i Fildishtë ndau pikët me Sierra Leonen në një sfidë që solli shumë emocione dhe përfundoi në barazimin 2-2.
Frank Kesie humbi një penallti në fillimin e sfidës, por Haler, disa minuta më vonë i dha avantazhin skuadrës së tij.
Por penalltia e humbur nga mesfushori i Milanit nuk do të ishte gabimi i vetëm për Bregun e Fildishtë.
“Elefantët” ishin shumë pranë fitores të dytë në Kupën e Kombeve, por një gafë e çuditshme e portierit Sangare në minutat e fundit, i dha barazimin Sierra Leones. Portieri u mundua të shmangte një goditje këndi, por në fakt ai i dhuroi topin futbollistëve kundërshtarë, të cilët me portën e boshatisur e dërguan topin në rrjetë.