Naxhi Berisha është futbollisti i cili që po shkëlqen te kategoritë e reja të FC Prishtinës.
17 - vjeçari, që luan për ekipin e juniorëve, ka shfaqur potencialin e tij në turneun memorial “Favzi Rama - Faton Domi” dhe me pas i është bashkuar edhe ekipit te parë të Prishtinës.
Berisha ishte ftuar edhe te kombëtarja U19 të Kosovës, dhe zhvilloi dy ndeshje ndaj Maqedonisë Veriore.
Momentalisht Naxhi Berisha është duke u vëzhguar nga skauti i skuadrës Besiktas, Eser Gokulu.
Deri tash për sulmuesin e talentuar janë interesuar disa ekipe nga shtetet si Turqia, Holanda dhe Belgjika.
Naxhi Berisha menaxhohet nga kompania "SEE Talent.