Ylli i Bayern Munichut dhe Polonisë, Lewandowski, u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA të hënën për herë të dytë radhazi, duke kaluar përpara Messit dhe sulmuesit të Liverpool, Mohamed Salah.
Lewandowski mori 48 pikë pas të gjitha votave nga kapitenët e ekipit kombëtar, trajnerët, mediat dhe tifozët, ndërsa Messi doli i dyti me 44 dhe Salah mori 39 pikë.
Për këtë çmim votuan trajnerët, kapitenët, gazetarët dhe tifozët.
Përveç çmimit për futbollistin më të mirë të vitit, FIFA ndau edhe shumë çmime tjera.
Këta janë të gjithë fituesit:
Lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj – Robert Lewandowski
Lojtarja më e mirë e FIFA-s për femra – Alexia Putellas
11-shja më e mirë për meshkuj: Donnarumma; Dias, Bonucci, Alaba; Jorginho, Kante, De Bruyne; Ronaldo, Haaland, Lewandowski, Messi
11-shja më e mirë për femra: Chistiane Endler; Lucy Bronze, Wendy Renard, Mille Bright, Magdalena Erikkson; Estafania Banini, Carli Lloyd, Barbara Bonansea; Vivianne Miedema, Marta, Alex Morgan
Çmimi i tifozëve të FIFA-s – Tifozët e Danimarkës dhe Finlandës
Trajneri më i mirë i FIFA-s për meshkuj – Thomas Tuchel
Trajnerja më e mirë e FIFA-s për femra – Emma Hayes
Çmimi i FIFA Fair Play – Kombëtarja dhe Stafi i Danimarkës
Çmimi Puskas – Erik Lamela
Portieri më i mirë i FIFA-s për meshkuj – Edouard Mendy
Portieri më i mirë i FIFA-s për femra – Christiane Endler
Çmimi Special më i Mirë i FIFA-s – Christine Sinclair
Çmimi Special më i Mirë i FIFA-s – Cristiano Ronaldo