FIFA ka zgjedhur sonte më të mirin e vitit 2021 dhe tashmë janë publikuar edhe votat.
Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë i vitit, me Lionel Messi e Mohamed Salah prapa tij.
Lionel Messi nuk kishte dhënë vota për Lewandowski e Salah.
Messi vendosi Neymar për pozitën e parë, Kylian Mbappe për pozitën e dytë dhe Karim Benzema për pozitën e tretë.
Argjentinasi nuk pati votë për rivalët direkt, ose për Cristiano Ronaldon.